Zëvendësministri i jashtëm dhe kryenegociatori i Teheranit Ali Bagheri, këtë të mërkurë ka konfirmuar rikthimin e negociatave bërthamore, pas një takimi në Bruksel me ndërmjetësuesit e BE-së.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Irani ka rënë dakord se në nëntor do të kthehet në tryezën e negociatave bërthamore në Vjenë.
Bisedimet ishin pezulluar që nga qershori i kaluar, pas zgjedhjes së ultra-konservatorit Ebrahim Raisi si president në Iran./abcnews.al