Milot Rashica spektakël në stërvitje me Verderin

schedule16:36 - 5 Janar, 2019

schedule 16:36 - 5 Janar, 2019

Milot Rashica shënon një gol spektakolar në stërvitje me skuadrën gjermane të Verderit. Në Gjermani, po e krahasojnë me mënyrën e shënimit të Zllatan Ibrahimoviçit.

Veprimi ishte i denjë për yllin suedez nga Bosnja. Milot Rashica shënoi një gol të veçantë në stërvitjen e Verderit, që i kujtoi të gjithëve mënyrën sesi realizon Zllatan Ibrahimoviçi.

Njëzetedyvjeçari po luan prej një gjysmë sezoni në Bundesligë, duke lënë përshtypje të mira, ndonëse konkurrenca tek Verderi është e fortë, dhe ai nuk ka mundur të luajë në çdo ndeshje.

Kjo nuk e ka penguar për të shënuar dy gola në ligën gjermane, dhe që të cilësohet si një futbollist i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.

Futbollisti i lindur në Vushtrri bindi në Holandë, ku luajti për tre sezone me Viteshen, duke shënuar gola e duke shërbyer asiste.

Lojtari ofensiv, po ashtu, është një nga më të rëndësishmit në ekipin përfaqësues të Kosovës, duke ndihmuar në kualifikimin nga grupi në Ligën e Kombeve.

Pritet që Rashica të përshtatet edhe më mirë me futbollin në Bundesligë, dhe po ashtu të kontribuojë për Kosovën në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, në nivelin D, si dhe në plej ofin e Europianit 2020. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!