Zv kryeministri Arben Ahmetaj në përfundim të mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se buxheti i vitit 2020 do të jetë më i madhi në histori. Ai ka mohuar sot se Ujësjellësit kanë borxhe apo fatura të papaguara energjie duke thënë se janë punë në proces të cilat paguhen në raport me faturat e dorëzuara.
“Sa i përket pyetjes së parë s’ka borxhe të papaguara janë punë në proces të cilat paguhen në raport me dorëzimni e faturave dhe me dërgesën e faturave nga privatet te TVSH. Me buxhetin e këtij viti në fund, me aktin e ri normativ që do të bëjmë në fund të vitit do të ketë gjithashtu pagesa shumë të mëdha për të gjithë projektet e infrastrukturës, qoftë në infrastrukturën rrugore, qoftë në infrastrukturën e ujit dhe avancimi i punëve do jetë i përputhur i gjithi me pagesat për detyrimet që kemi ndaj kontraktorëve“, deklaroi ai.
Ahmetaj foli edhe për reformën e ujit, e cila tha se do të prezantohet së shpejti dhe se sipas tij do të jetë ndër më të mëdhatë.
“Shumë shpejt që ministrja së bashku me kryeministrin do paraqesin dhe reformën e ujit që do jetë dhe një ndër reformat më të mëdha. Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, do ta quaja pa asnjë lloj dyshimi është buxheti i dixhitalizimit, buxheti i shërbimeve ndaj qytetarëve, buxheti i infrastrukturës gjigante, që nga tuneli i Llogarasë, që nga Unaza e Tiranës, që nga Skavica, e shumë projekte të tjera, hekurudha, porti i ri i Durrësit. Jemi përpara buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë dhe buxhetit që fokusohet tek qytetari, tek shërbimet ndaj qytetarit, tek infrastruktura në funksion të qytetarit, sipërmarrjes”, deklaroi Ahmetaj. be.k/abcnews.al