Trajneri i Chelseat , Thomas Tuchel , konfirmoi në një konferencë për shtyp se do t’i duhet të përballojë ndeshjet e kësaj jave me tre lojtarë të padisponueshëm. Cesar Azpilicueta, Ruben Loftus-Cheek dhe Andreas Christensen , të cilët humbën ndeshjen e së martës, të cilën Chelsea e fitoi ndaj Southampton në Kupën Carabao, do të mungojnë gjithashtu në 3 ndeshjet e ardhshme.
Kapiteni i klubit pësoi një problem në shpatull gjatë stërvitjes të hënën. Loftus Cheek vazhdon me dëmtimin e ijeve dhe danezi Christensen iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për një problem me dhëmbët.
Këto tre “viktima” janë të rëndësishme për Tuchelin, i cili do të duhet të përballojë javën e vështirë. Të shtunën ata do të vizitojnë St. James’ Park të Newcastle dhe më pas do të fluturojnë për në Suedi për të luajtur ndeshjen e Champions League kundër Malmö . Ndeshja e fundit këtë javë do të jetë kundër Burnley në shtëpi. r.t/abcnews.al