Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet gjirokastriti që vendoste baste me telefon

schedule08:58 - 27 Tetor, 2021

schedule 08:58 - 27 Tetor, 2021

Një person është arrestuar në Gjirokastër me akuzën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Ai është A. H. 32 vjeç.

Arrestimi u bë në lagjen “18 Shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qira, pasi është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular, “ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” deklaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!