Nga tërheqja e trupave në Afganistan te menaxhimi i pandemisë, kënga kundër Biden bëhet virale

schedule17:08 - 26 Tetor, 2021

schedule 17:08 - 26 Tetor, 2021

Një këngë kundër presidentit amerikan Joe Biden që mban titullin “Let’s Go Brandon” është duke u renditur e para në iTunes. Kënga e reperit Bryson Gray që vë në lojë presidentin mban vendin e parë në chartet muzikore, duke zhvendosur në vendin e dytë edhe këngën më të fundit nga Adele.

“Let’s Go Brandon,” është një këngë që sjell në vëmendje largimin kaotik të amerikanëve dhe aleatëve nga Afganistani si dhe mënyrën sesi është përballuar kriza e koronavirusit dhe këndohet nga Tyson James dhe Chandler Crump.

https://youtu.be/FeLO8yVrVx4

Në videoklip Gray mban një kapele në të cilën shkruhet slogani i ish-presidentin amerikan Donald Trump “Make America Great Again” ndërsa në bluzë ka të shkruar “Shkarkoni Biden”.

Fraza me tre fjalë që përsëritet më së shumti në këngë “Let’s Go Brandon”, u bë sensacion në internet pasi një gazetar që po raportonte nga gara me makina NASCAR Xfinity, raportoi gabimisht se turmat po thërrisnin “Let’s Go Brandon” për fitoren e Brandon Brown, kur ata në të vërtetë ishin duke thërritur “F**k Joe Biden.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!