Gjykata e “kyçi” në shtëpi, 59-vjeçari në Berat shpërndante kokainë nëpër qytet

schedule09:02 - 26 Tetor, 2021

schedule 09:02 - 26 Tetor, 2021

Një 59-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë.

I arrestuarit A.Z, 59 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” sipas policisë ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por kjo nuk e kishte penguar që të lëvizte i lirë me makinë dhe të shiste drogë.

Ndërhyrja është bërë pas informacioneve në rrugë operative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!