Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar në Kuvend me ministren Elisa Spiropali. Kjo e fundit hodhi poshtë raportet e cituara nga kryedemokrati, ku ndër të tjera Shqipëria renditej e fundit në Evropë për sundimin e ligjit.
Lexo edhe: Spiropali-Bashës: Asnjë kryetar opozite nuk mohon arritjet e vendit të tij
Basha theksoi më tej se sado që qeveria mbron patronazhistët, nuk ka askush që i mbron, në ligj, në rrugë, apo kudo.
“Halli i parafolëses qenkan proceset në PD nuk ka njeri në botë që nuk e kupton se çfarë rrote i ka zënë për bishti këta. A ka hall më të madh se rritja e çmimeve, sesa prindërit gjyshërit pasi paguajnë faturat nuk ju ngelet më shumë se për bukën dhe pak djathë. Kush ka 8 vite në pushtet dhe nuk ka rritur pensionet, pot ka rritur vetëm taksat dhe faturat e energjisë. Kush mburret tavolinave se vetëm si drejtoreshë doganash nxori 5 milion euro. për njërin thonë ka 200 milion euro, OSBE.
Që të rrimë drejt dhe të flasim drejt raporti i BRE u ka thënë atë që iu ka thënë Ohihr që bletë vota dhe krijuat sigurimin e shtetit, patronazhistët. Sado që qeveria mbron patronazhistët, nuk ka askush që i mbron, në ligj, në rrugë, apo kudoSa për rajonin nuk jemi ne që e futëm Shqipërinë në këtë rajon, por jeni ju. Meqë ju këtë konsideroni rajonin e mirë i bëftë mirë hallva në Egjipt,” tha Basha. g.v/abcnews.al

