Cirku Kombëtar, Margariti: Stërvitja e artistëve, nëpër palestrat e shkollave

schedule14:52 - 25 Tetor, 2021

schedule 14:52 - 25 Tetor, 2021

Pasi KLSH ka vendosur për hetimin e shembjes së Cirkut, ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke iu përgjigjur interesit të medias deklaroi se artistët janë akomoduar për të zhvilluar stërvitjen nëpër palestrat e shkollave.

Pas mbledhjes së qeverisë, Margariti e pyetur mbi këtë çështje deklaroi se, “është parë pikësëpari në disa aspekte, një aspekt i vjetër ligjor që ju tashmë e njihni, janë vendime të Gjykatës dhe Përmbarimit që kishin hyrë në fazën e ekzekutimit final, për të cilën ne kemi gjetur për shumë kohë dakordësinë midis palëve. Aktualisht ne jemi duke punuar si për një plan afatshkurtër, dhe afatgjatë. Në planin afatshkurtër kemi akomoduar për stërvitje artistët në palestrën e një shkolle afër Cirkut Kombëtar”.

Lexo edhe: Shembja e Cirkut Kombëtar, KLSH merr vendim për hetimin e çështjes

“Në planin afatgjatë, ashtu siç kemi bërë në polin e ri të Qendrës Kulturore për Fëmijë, kemi nisur dialogimin me bashkinë e Tiranës dhe duam të gjejmë hapësirën e posaçme për polin e ri të Cirkut Kombëtar. Jemi në kontakt të përditshëm dhe me sindikatën, e cila në fakt e ka shprehur qartazi në mënyrë pozitive qëndrimin e Ministrisë së Kulturës. Janë një sërë aspektesh ekonomiko-ligjore por edhe administrative, të cilat janë adresuar të gjitha”, theksoi ministrja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!