Nazmi Çangu u grabit dhe u dhunua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Policia njoftoi se persona të paidentifikuar u futën në shtëpinë e biznesmenit e dhunuan dhe i morën një shumë të konsiderueshme lekësh.
Biznesmeni Nazmi Çangu nga Nikla është i njohur për aktivitetin në fushën e mobilierisë. Në dëshminë e parë dhënë për mediat, biznesmeni u shpreh se grabitësit e lidhën dhe e dhunuan. “Më kanë prerë gishtin me gërshërë” tha ai duke shtuar se “njëri nga autorët ishte më uniformë policie”.
Paraprakisht shuma që i grabitën plus bizhuteritë, sipas denoncimit të biznesmenit shkon në 100 mijë euro. Autorët dyshohet se ishin 10, por deri tani asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.
Për grabitjen në Nikël dhe vrasjen mbrëmë në Fier ka reaguar edhe Partia Demokratike duke akuzuar qeverinë. “Për fat të keq gjendja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë”.
/ Abcnews.al