“Jam paragjykuar gjatë kësaj jave me vajzën”, mamaja e Aurorës tregon luftën që nga ardhja në spektakël

schedule21:16 - 23 Tetor, 2021

schedule 21:16 - 23 Tetor, 2021

Ka nisur përballja e natës së sotme e Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Menjëherë që në garën e parë mes Rejanës dhe Aurorës kanë startuar edhe deklaratat befasuese. Ka qenë pikërisht mamaja e kësaj të fundit, që ka thënë kjo javë për të ka qenë një luftë shumë e madhe pasi është paragjykuar shumë nga njerëzit, si vajza në shkollë apo në çdo vend tjetër.

“Me të vërtetë unë ndoshta nuk vij nga televizioni ose baleti, po gjënë e bukur e shikoj. Kur kërcen Aurora, kërcej edhe unë me të. Edhe në fund ndoshta mund të kërcej me Aurorën. Nuk e di në rast se arrij në fund.

Kudo që të shkosh unë me vajzën kam pasur paragjykime, që nuk e di, ose që një shoqe e saj është më e mira.  Edhe këtë javë kemi pasur një debat shumë të madh, në shkollë, kudo. Mbas orarit të mësimin ka të drejtë të marri pjesë kudo dhe unë e kam pasur luftë këtë javë. Unë kam pasur luftë deri para se të vija këtu”, ka deklaruar mamaja e Aurorës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!