Basha: Rama mohoi vendimin për Becchettin, përdori shtetin për një luftë personale

schedule13:38 - 23 Tetor, 2021

schedule 13:38 - 23 Tetor, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike në Konferencën e kësaj të shtune, fokusin e ka pasur te ngritja e tre komisioneve hetimore veçanërisht, atë për Becchettin.

Basha në fjalën e tij është shprehur se kryeministri Rama duhet ta harrojë se ne nuk do i shkojmë deri në fund vendimit për krijimin e komisionit hetimor për këtë çështje, ku 120 milionë euro nuk do të përdoren për investime por do të shkojnë në xhepat e një personi.

Kryedemokrati ndër të tjera është shprehur se tre persona janë përgjegjës për të gjithë këtë gropë financiare që është i detyruar të paguajë populli shqiptar, për dëmin që i shkakton shtetit.

“Procesi ka marrë fund dhe ka prodhuar një dëm 120 ose më shumë milionë erosh. Çështja është se pse gënjejnë kur i ka të gjithë faktet kundër. Pse në kundërshtim me Kushtetutën, kërkon që të pengojë ngritjen e komisionit hetimor Becchetti. Pse vijon që të gënjejë me sekretin e një dokumenti që është publik. Arsyeja është shuma e frikshme. 120 milionë euro. Që ai dhe e shkuara e tij kanë filluar që me taksat që u marrin shqiptarëve po e paguajnë. Nuk po shkojnë as për infrastrukturë as për ujësjellësa, as për kopshte, as për çerdhe, as për pensionistët., as për shtresën në nevojë e as për nevojat e shumë familjeve. Port po shkojnë për një njeri Francesko Bechetti që ky dhe Veliaj i shpallën luftë personale, të gjithë këto para po shkojnë në xhepat e tij. në vend që të shkojnë tek qytetarët do të dalin nga xhepat e tyre për të mbuluar gropën që e ka hapur ky. 120 milionë euro që do marrë një njeri i vetëm janë baraz me paketat e shëndetësisë së ofruara nga shëndetësia për pandeminë.

FMN tha se jemi vendi me numrin më të lartë të vekshmerisë nga pandemia, ky thotë harrojeni komisionin hetimor të Bechetit. I keni dëgjuar dhe dëshmitë e nënave dhe s’ka nevojë që të zgjatem pasi pamjet tregojnë qartë.

Këtë dëm të madh e kanë bërë tre persona, duke e cilësuar vendim top sekret kur vendimi është në internet. Mbyllja e medias së Becchettit është për qëllime politike, përgjegjësia është e Edi Ramës, Engjell Llagaçit dhe Erion Veliajt. Emrat e tyre janë të renditur në kërkesën dërguar gjykatës së Arbitrazhi tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë presionet e këtyre tre personave që na kanë dhënë këtë shumë marramendëse që e bëjnë të detyrueshme ngritjen e këtij komisioni hetimor.

Ky është e qartë se don me e ndal këtë komision, jo se dëmton interesat e shtetit por interesat e tij personale që i ka hapur një gropë financiare vendit”, është shprehur ai. /abcnews.al