Shkencëtarët krijojnë “milingona” robotike

schedule21:48 - 22 Tetor, 2021

schedule 21:48 - 22 Tetor, 2021

Një numër “milingonash” robotike që mund të koordinojnë lëvizjet e tyre janë krijuar nga shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Gjeorgji. Këta robotë të vegjël mund të lëvizin në tokë të pabarabartë dhe të kapërcejnë pengesat. Secila prej tyre mund të kryejë detyra të vogla, të tilla si lëvizja e një objekti.

Shkencëtarët ndërtuan robotët me katër këmbë me gjatësi 15 deri në 20 cm duke përdorur një printer 3D. Secila prej tyre ka një bateri litiumi për autonomi energjetike dhe tre sensorë: një sensor drite në pjesën e përparme dhe dy sensorë magnetikë anash, të cilët lejojnë ndërveprimin e robotëve të vegjël.

Sa herë që një milingonë gjen një objekt që po bllokon lëvizjen e saj, u dërgon një sinjal robotëve në zonë për t’ju afruar. Nëpërmjet magneteve, milingonat robotike bashkohen dhe koordinojnë lëvizjet e tyre. Siç vunë re shkencëtarët, fakti që këmbët e vogla të robotëve janë shumë fleksibël i lejon ata të kapërcejnë pengesa të ndryshme.

“Në natyrë, nëse një nga milingonat që mbledh ose transporton ushqimin has në një pengesë, atëherë ata kolektivisht përpiqen ta kapërcejnë pengesën. Nëse ka një boshllëk në rrugë, për shembull, ata do të formojnë një urë në mënyrë që milingonat e tjera të mund të udhëtojnë përtej – dhe kjo është frymëzimi për këtë studim.”, tha Dr. Jasmine Ozkan-Aydin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!