Ambasada ruse në Serbi e ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila shpalli non grata dy diplomatë rusë. Në reagimin e tyre thuhet se ky vendin nuk ka asnjë efekt juridik.
“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.
Lexo edhe: Në janar e dëboi Shqipëria, kush është diplomati rus i shpallur non grata në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se zyrtarët që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm në Kosovë.
“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes. m.v/Abcnews.al