Në janar e dëboi Shqipëria, kush është diplomati rus i shpallur non grata në Kosovë

schedule18:31 - 22 Tetor, 2021

schedule 18:31 - 22 Tetor, 2021

Zv/kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla ka shpallur ditën e sotme “persona non grata” dy rusë. Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga lupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.

Alexey Kryvosheev nuk është një emër i panjohur për vendin tonë. Ai është shpallur non grata edhe nga autoritetet shqiptare pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri.

Për shpalljen non grata të dy diplomatëve rusë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.

Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë, për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, tha Vjosa Osmani. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!