Kina ka vendosur masa të reja për shkak të një shpërthimi të ri të Covid. Pekini ka urdhëruar mbylljen e aktiviteteve në disa zona, ndërsa provincat në pjesën veriperëndimore të vendit kanë vendosur kufizime të udhëtimit dhe kanë urdhëruar mbylljen e hapësirave publike.
Kina, ku u zbulua për herë të parë koronavirusi në fund të 2019, regjistroi 43 raste të reja, më shumë se dyfishi i një ditë më parë, sipas të dhënave të shërbimit shëndetësor. Shifrat janë shumë të vogla në krahasim me vendet e tjera në botë, por qytetet kineze po nxitojnë të frenojnë shpërthimet përmes udhëzimeve strikte kombëtare të tolerancës zero.
Pekini regjistroi 6 raste të reja, për shkak të variantit Delta, ndërkohë ka miratuar dozën e tretë.
Kina ka regjistruar 96,665 raste dhe 4,636 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al