Festë e madhe në Melburn, pas 9 muajsh izolim, qytetarët shijojnë lirinë

schedule10:28 - 22 Tetor, 2021

schedule 10:28 - 22 Tetor, 2021

Banorët e Melburnit nxituan të shkojnë në baret, restorantet dhe parukierët e qytetit në orët e para të së premtes, pas heqjes së bllokimit më të gjatë në botë që synonte ndalimin e pandemisë COVID-19.

Qyteti i dytë më i madh i Australisë me 5 milionë banorë ishte në kufizime të ashpra për 262 ditë, pothuajse nëntë muaj. Ndërkohë që nga marsi 2020 qyteti është bllokuar gjatë herë.

Kjo është periudha më e gjatë e bllokimit në botë. Në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, vitin e kaluar u vendosën 234 ditë radhazi bllokim, përcjell abcnews.al.

Ndërsa shkalla e vaksinimit kundër COVID-19 në Melburn dhe shtetin e Viktorias arriti në 70%, u njoftua lehtësimi i kufizimeve të vendosura.

Në orën 23:59 të së enjtes mbrëma, sapo u hoq bllokimi në Melburn, banorët dolën në ballkonet e tyre dhe filluan të duartrokisnin dhe të bërtisnin, ndërsa në rrugë dëgjoheshin boritë e makinave.

Shumë restorante, kafene dhe parukeri u hapën pas mesnate për të festuar këtë ngjarje. “Kam harruar si ishte,” tha George, një banor i Melburnit që u ul në një kafe muaj më vonë. Ne prisnim të festonim”, shtoi ai.

“Është fantastike të rikthehem sot. Është një ditë me diell, kështu që gjithçka është e mahnitshme,” komentoi Ryan Malliri. g.v/abcnews.al