Të lidhur me “Aleancën Secondigliano”, arrestohen 40 zyrtarë dhe sipërmarrës në Napoli

schedule09:33 - 22 Tetor, 2021

schedule 09:33 - 22 Tetor, 2021

Një operacion i madh është zhvilluar mëngjesin e sotme në Napoli. Mdiat raportojnë se Policia e Shtetit, e deleguar nga Prokuroria Publike e Napolit, Drejtoria Antimafia e Qarkut ka vënë në zbatim urdhrin për masat paraprake ndaj mbi 40 personave, disa prej të cilëve dyshohet se i përkasin Aleancës Secondigliano.

Mes tyre janë zyrtarë publikë dhe sipërmarrës, të përfshirë sipas hetimeve në ndryshimin e tenderëve të spitaleve, zhvatje nga kompanitë që operojnë në këto struktura.

Ndër kompanitë e prekura nga rrethi kriminal janë kompanitë e shërbimit të transportit të të sëmurëve, shtëpi funerale, kompani ndërtimi dhe kompani pastrimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!