Vijon të jetë aktiv vullkani në ishullin La Palma një Spanjë, ku gjatë natës janë evakuuar qindra njerëz, ndërsa një lumë shkëmbi i shkrirë u fut më thellë në një qytet bregdetar gjatë një shpërthimi të zgjatur vullkanik.
Shërbimet e urgjencës ndihmuan rreth 500 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, tha kryetari i bashkisë së Tazacorte, Juan Miguel Rodríguez.
Ndërkohë deri më tani ka shkuar në 7,500 numri i personave që janë detyruar të largohen që kur Cumbre Vieja filloi të shpërthejë më shumë se një muaj më parë. Shkencëtarët thonë se shpërthimi mund të vazhdojë për tre muaj.
Tensioni i të mos diturit nëse shkëmbi i shkrirë me lëvizje të ngadaltë do të përfshijë shtëpitë e tyre, tokat bujqësore dhe bizneset, po dëmton njerëzit vendas, tha Rodríguez.
“Tashmë ekziston një shkallë dëshpërimi duke pritur që vullkani të ulet,” ka thënë ai. /abcnews.al