Suedia ka zgjatur pezullimin që i është vendosur vaksinës së Moderna-s për koroavirusin tek personat nën 30 vjeç. Kjo për shkak të disa efekteve anësore të rralla që lidhen me zemrën, njoftoi sot Agjencia e Shëndetit Publik në vend.
Agjencia e shëndetit njoftoi më herët gjatë tetorit se të dhënat tregojnë një rritje të miokarditit dhe perikarditit tek të rinjtë e vaksinuar me Spikevax. Për këtë arsye, vaksina u ndalua tek personat e lindur nga viti 1991 apo më vonë.
Agjencia njoftoi të enjten se pauza do të zgjatet përtej afatit fillestar të 1 dhjetorit dhe atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Moderna do t’u ofrohej vaksina Comirnaty nga Pfizer/Biontech në vend të kësaj. /abcnews.al/