Haradinaj: Reforma në drejtësi të bëhet në partneritet me ShBA-të dhe BE-në

schedule13:22 - 21 Tetor, 2021

schedule 13:22 - 21 Tetor, 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës, por jo me shkarje për emërime politike.

Duke komentuar procesin e vettingut, Haradinaj ka thënë se reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE

“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë universale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!