Tre efektivë policie Tiranë janë arrestuar, një është lënë në arrest shtëpie dhe gjashtë në Korçë janë pezulluar, mes tyre shefi i komisariatit dhe i qarkullimit Korçë. Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë që është pezulluar nga detyra është Krenar Gjokutaj.
ABC ka siguruar foton e zyrtarit të lartë të policisë që do të hetohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur për trafikun e klandestinëve më pas janë zbuluar shkelje edhe për lejimin e disa lokaleve hapur përtej orës policore, por edhe lojërat e fatit.
Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh. Hetimet janë kryer nga prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA.
Të pezulluar nga detyra
- Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
- Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
- Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
- Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Të arrestuar
- Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
- Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
- Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arrest shtëpie
- Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
/ Abcnews.al