U përplas nga makina në derë të shtëpisë, vogëlushja shqiptare përcillet për në banesën e fundit

schedule20:36 - 20 Tetor, 2021

schedule 20:36 - 20 Tetor, 2021

Emanuela Brahja, 11-vjeçarja shqiptare që u përplas për vdekje nga një automjet përpara shtëpisë së saj në provincën Campodarsego në Itali, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Në ceremoni morën pjesë qindra qytetarë. Mësuesit kishin thurur një poezi për vogëlushen, ndërsa shokët e klasës lëshuan në qiell disa balona të verdha.

Ngjarja ka tronditur thellë familjarët e vogëlushes, babanë e saj Agronin, nënën Esmeraldën, motrën, vëllanë dhe të gjithë komunitetin shqiptar.

Prifti famullitar i Campodarsego, Don Enrico Piccolo,u përfshi nga emocione të forta dhe për një moment iu desh ta ndalonte predikimin. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!