Një operacion anti-drogë me urdhër të prokurorisë së posaçme është duke u zhvilluar në qarkun e Lëzhës. Janë lëshuar 20 urdhra-ndalimi mes të cilëve edhe 5 efektivë policie.
Burime për abc bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 9 persona dhe po punohet për kapjen e 11 të tjerëve. Mësohet se grupi kriminal merrej me kultivimin e kababisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Lënda narkotike trafikohej dhe shitej në vendet e bashkimit Europian.
Forcat operacionale kanë kryer kontrolle disa kontrolle dhe në qytetet e Durrësit, Rrëshenit dhe Pukës për arrestimin e personave të dyshuar.
Në orët në vijim, SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar, mbi numrin e personave të arrestuar dhe rolin e secilit prej tyre në këtë aktivitet kriminal. Ky operacion vjen pak ditë pas vrasjes së vrasjes së nënkomisartit Saimir Hoxha. Ai u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama teksa po kthehej pas asgjësimit të një parcele me kanabis në zonën e Kune Vainit në Lezhë. /abcnews.al/