Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me takimin e 7 mes dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë javën e fundit të nëntorit në Durrës.
Xhaçka në fjalën e saj ka bërë me dije se në prioritet të mbledhjes së dy qeverive do të jetë futja në zbatim e 86 marrëveshjeve të arritura deri më tani në takimet e mëparshme.
“Në fokus të veçantë mbledhja mes dy qeverive mes Kosovës dhe Shqipëri. Mbledhja e 7 e përbashkët ku do të bëhet një rikalim i të gjithë marrëveshjeve të lidhura deri më tani. Janë 86 marrëveshje, dhe vullneti për ta çuar para këtë është bërë i ditur dhe nga kryeministri Rama në vizitën e tij në Kosovë. Në fokus të diskutimit ka qenë dhe skanimi i të gjithë marrëveshjeve të lidhura deri më tani.
Qëllimi i kësaj është që të çojmë para këtë proces dhe të gjithë marrëveshjet që për arsye objektive ose jo për ti çuar përpara. Në mbledhjen e dy qeverive do të prekin fusha si , ekonomia, drejtësia, kultura, marrëdhëniet diplomatike. Sa i përket ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe të Kosovës ne kemi vendosur që të krijojmë një grup të përbashkët pune”, ka thënë Xhaçka./abcnews.al