Në mbrëmjen e djeshme Inter mori fitoren e parë në grup me rezultatin 3-1 ndaj Sheriff-it.
Një fragment gjatë ndeshjes po bën xhiro nëpër rrjetet sociale kudo në botë.
Në një aksion të Inter-it ku Lautaro Martinez dhe Perisic janë gjendur të dy bashkë pranë topit në zonën e portierit, këta të fundit kanë goditur të dy njëkohësisht topin duke e dërguar në traversë.
Fansat e Inter-it por jo vetëm,e kanë krahasuar këtë moment të realizuar nga dy lojtarët e Inter-it si du binjakët Derrick në serialin e animuar “Captain Tsubasa” ose siç njihet ndryshe “Oli and Benji”.
Ky rast i realizuar nga dy lojtarët e ekipit zikaltër, cilësohet si një rast i rrallë në futboll. /abcnews.al