Raporti i KE, Xhaçka: Më pozitivi që mbaj mend, kemi arsye për të qenë optimistë  

schedule11:16 - 20 Tetor, 2021

schedule 11:16 - 20 Tetor, 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka komentuar raportin e progresit të prezantuar ditën e djeshme në Komisionin Europian.

Xhaçka tha se ky është raporti më pozitiv që është bërë ndonjëherë për Shqipërinë. Sipas ministres KE rikonfirmoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave.

Lexo dhe: Raportri i KE, Xhaçka: Më pozitivi që mbaj mend, kemi arsye për të qenë optimistë

“Është raporti më pozitiv që unë mbaj mend. Nuk është si e lexon raportin qeveria apo opozita, por thotë qartë progresin. KE është i qartë dhe e rikonfirmon se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne. Kur vjen puna për te integrimi pjesa. Ka shumë argumente në favor të hapjes së negociatave, argumente që lidhen me perspektivën e rajonit, por edhe me ato që lidhen me besueshmërinë e BE. Besoj që kemi arsye më shumë se kurrë që të jemi optimistë që procesi të do zhbllokohet. Ajo që ju garantoj është vendosmëria jonë për të ecur në këtë rrugë që i kemi qëndruar me vendosmëri dhe përkushtim. Po e mbyll me kaq,” tha Xhaçka. g.v/abcnews.al