Mbretëresha Elizabeth ka refuzuar çmimin e moshuara e vitit, duke thënë se “njeriu është i vjetër aq sa ndihet”. Monarkia refuzoi çmimin e dhënë nga revista Oldie duke thënë se nuk besonte se i plotësonte kriteret përkatëse për ta pranuar.
Në një letër për numrin e Nëntorit të revistës, ndihmësi i sekretarit të saj privat, Tom Laing-Baker shkroi: “Madhëria e saj beson se ju jeni aq të vjetër sa ndiheni, kështu që Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse për të qenë në gjendje për ta pranuar, dhe shpreson se do të gjeni një marrës më të denjë. “
Elizabeth, e cila është vetëm pesë vjet larg 100-vjetorit të saj, është monarkia më e gjatë në vend dhe do të shënojë Jubileun e saj Platinum vitin e ardhshëm pas 70 vjetësh si Mbretëreshë. Burri i saj i ndjerë, Princi Philip mori çmimin i moshuari i vitit në 2011-ën.
/abcnews.al