Pavarësisht numrit në rritje të OJQ-vë në Shqipëri, shoqëria civile është në një pozicion mjaft të dobët sa i përket çështjeve për të cilat duhet të ngrejë zërin e të nxisë reagim qytetar. Duke u ndalur te rasti më i fundit, rritja e çmimeve, kemi parë një numër jo shumë të lartë qytetarësh dhe aktivistësh të protestojnë, ndërkohë që pjesa më e madhe e familjeve shqiptare harxhojnë gjysmën e rrogës për ushqime.
Juli Hoxha e Partner Albania, e ftuar në emisionin “Log.” në ABC me Endri Xhafon tha se në Gjykatë janë të regjistruara 11900 organizata, por theksoi se vetëm 40% e këtyre rezultojnë në drejtorinë e tatimeve. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e organizatave të regjistruara në Gjykatë janë pasive. Aktivizmi i organizatave në vendin tonë është i “fryrë” vetëm në shifra e një “flluskë sapuni” në hapa konkretë, pasi me këtë numër organizatash që rezulton se janë të regjistruara, sikur një anëtar për secilën të bashkohet për kauza të ndryshme, presioni do të ishte shumë i lartë nga çfarë është aktualisht.
“Është e pafalshme që një vend si i yni ende diskuton për numrin e oprganizatave sepse nuk ka një shifër të saktë. Si pjesë e raporteve vjetore që hartojmë marrim të dhëna nga institucioneve, nga Gjykata e Tiranës. Mbi 11 mijë organizata (11900) në vitin 2021 në Shqipëri janë rezultojnë të regjistruara në Gjykata. Është pak debat kjo puna e shifrave dhe në fakt është i rëndësishëm pasi shifrat janë një ndër arsyet e keqperceptimit të krijuar në publik. Kur thua 11900 organizata është shifër impresionuese në fakt. Sipas ligjit të ri për regjistrimin nga Gjykata e rretheve u centralizua në Tiranë. Gjatë këtij procesi për të gjitha organizatat dyshohet se ka mbivendosje. Ky numri 11900 nuk është numër i saktë, askush smund ta konfirmojë se cili është numri. Gati 40% organizatave në regjistrin e Gjykatës janë regjistruar në tatim –taksë, pra që paguajnë taksa. 50% e tyre janë me status pasiv. Pse e them këtë, sepse organizatat që kanë pasur seli dhe kanë paguar taksa nuk janë shumë. Sjam dakord me këtë pjesën e shoqërisë civile është duke vdekur ka vdekur…”, tha Hoxha.
Gazetari Endri Xhafo duke iu referuar burimeve nga tatimet tha se “Numri i organizatave të regjistruara deri në 31 dhjetor 2020 te tatimet është 4972. Organizata të reja të regjistruara në 2020 janë 186”, tha Xhafo.
Aktivistja Edlira Çepani deklaroi se kohët e fundit një pjesë e mirë e donatorëve të huaj nuk po investojnë më në Shqipëri por janë zhvendosur në vende ku ka më shumë nevojë, të tilla si Afrika.
“Impakti caktohet në disa mënyra sa më shumë buxhet të kesh aq më shumë aktiv je. Investimi i donatorëve të huaj në Shqipëri sa i përket shoqërisë civile është thuajse sot në 1/3. Pjesa më e madhe e donatorëve që kanë qenë në Shqipëri kanë kaluar në vende të tjera të botës që kanë më shumë nevojë. Ka ndryshuar te pjesa e mbështetjes është edhe pjesa e impaktit. Ka filluar të investojë në një impakt më shumë institucional nga shoqëria cvivile, me nisma ligjore etj. Do thoja se është marrëdhënia me institucionet, që shoqëria civile është bërë më shumë si një whatch dog. Problematika me shoqërinë civile vijnë nga aspekte të ndryshme, një aspekt është shteti. Shoqëria civile sulmohet duke dëmtuar opinionin publik për të duke i prerë financime. Ne kërkojmë të investohet te pjesa e nxitjes së aktivizmit”, tha Cepani.
Jo në pak raste OJF-të shqiptare janë cilësuar si jo-ekzistente dhe pa asnjë kontribut në shoqërinë civile, mirëpo statusi i krijimit të tyre i lejon mundësinë të qarkullojnë shuma të mëdha parash, në emër të aktiviteteve dhe fushatave bamirëse, që shpeshherë nuk vihen në jetë, por përdoren si justifikim për pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve të paligjshme. Pyetja që ngrihet është se përse përdoren kaq shumë organizata kur nuk janë aktive të gjitha? be.k/Abcnews.al