14 humbje jete nga COVID-19 në Maqedoni

schedule19:25 - 19 Tetor, 2021

schedule 19:25 - 19 Tetor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni nga 3431 teste janë regjistruar 472 raste të reja me Covid-19. 14 pacientë kanë ndërruar jetë, 498 janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve 183.972 janë shëruar, kurse 6.978 persona kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoni janë 6719 raste aktive me COVID-19./ Abcnews.al