Gjermania po merr në konsideratë të rekrutojë në ushtrinë e saj dhe qytetarë nga vende të tjera të Europës. Por kjo nuk është ideja e parë origjinale e ushtarakëve gjermanë për të zgjidhur problemin e mungesës së rekrutëve.
Gjenerali Eberhard Zorn, autoriteti më i lartë ushtarak në Gjermani, u shpreh gjatë një interviste se Gjermania po vlerëson mundësinë që të rekrutojë në ushtri qytetarë të shteteve të tjera të Bashkimit europium për të mbuluar poste të vecçanta si ajo e mjekut apo specialistit informatik. Ideja lindi për të zgjidhur problemin e mungesave të rekrutëve. Gjenerali Zorn u shpreh se aktualisht ka një mungesë të theksuar specialistësh në radhët e ushtrisë.
Në të vërtetë problem i ushtrisë gjermane nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e specialistëve por dhe me atë të ushtarëve të thjeshtë. Dy vjet më parë ushtria u përpoq të rrisë numrin e rekrutëve duke transmetuar në You Tube një reality shou për trajnimin e forcave të armatosura. Në atë kohë video arriti në majë të klasifikimeve si një nga videot më të shikuara në You Tube. Fillimisht strategjia funksionoi duke rritur me 20 për qind numrin e të rekrutuarëve por nuk ishte e mhaftueshmë për të zgjidhur problemin
Ministrja gjermane e mbrojtjes u shpreh se aktualisht në ushtrinë gjermane janë 182 mijë ushtarë, 6500 më shumë se dy vjet më parë. Por objektivi i qeverisë është të arrijë deri në 203 mijë ushtarë deri në 2024-ën. Edhe ministrja e Mbrojtjes pranoi se ideja për rekrutimin e qytetarëve nga vende të tjera të Bashkimit Europian për të mbuluar poste specialistësh është një opsion që mund të jetë në interes të ushtrisë kombëtare. /abcnews.al