Von der Leyen: Fati i Polonisë është Europa, nuk do të lejojmë që vlerat e BE-së të rrezikohen

schedule15:14 - 19 Tetor, 2021

schedule 15:14 - 19 Tetor, 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i është drejtuar me tone të ashpra Polonisë, duke deklaruar se do të marrë masa për të mbrojtur “vlerat e përbashkëta” të Bashkimit Europian, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë që vë në pikëpyetje epërsinë e Europës mbi të drejtën kombëtare.

“Komisioni Europian po analizon vendimin e gjykatës së lartë polake, por mund t’ju them që tani se jam shumë e shqetësuar se ai vendim mund të vërë në diskutim bazën e Bashkimit Europian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rregullave juridike europiane.”

Ajo theksoi se fati i Polonisë është Europa. Duke premtuar se nuk do të lejohet që vlerat e BE-së të rrezikohen, Von der Lejen tha se Komisioni Europian do të reagojë, pasi kjo situatë duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet.

Kryeministri polak Moraviecki nga ana e tij u shpreh se integrimi europian është një zgjedhje civilizimi për vendin e tij. BE, theksoi ai, është vendi i Polonisë dhe polakët duan që Europa të jetë sërish e fortë, ambicioze dhe me kurajë.

Në fjalën e tij ai theksoi se shumë shpesh Europa përdor dy standarde dhe se Polonia është sulmuar në mënyrë të njëanshme dhe të pajustifikueshme. Rregullat e lojës duhet të jenë njësoj për të gjithë, dhe nuk mund të pranojmë të flitet për sanksione. E refuzoj gjuhën e kërcënimit” përfundoi kreu i ekzekutivit polak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!