Dushan Vlahovic nuk pronoi rinovimin e kontratës me Fiorentinën. Situatë e cila ka mërzitur tifozët e skuadrës italiane, të cilët nuk e kishin menduar se “ylli” i skuadrës do të largohej.
Vlahovic është konsideruar një lojtar kyç në skuadrën “vjollçë” pasi karriera e tij njeh vetëm ngjitje, por dëshira e futbollistit është të luajë në një ekip që mund t’i sigurojë trofe.
Kjo nuk është diçka e mirë për Fiorentinën sepse do të shikonte teksa i largohet një lojtar i rëndësishëm nga ekipi, dhe aq me tepër që skuadra “vjollcë” kërkonte të përfitonte nga shitja e 21-vjeçarit.
Pas humbjes 1-0 mbrëmjen e djeshme nga Venecia, tifozët e pranishëm në stadium ka filluar duke sulmuar në kor futbollistin e skuadrës së tyre që pritet të largohet së shpejti.
Nga “yll” në të “urryer” kjo është situata e lojtarit, që duket qartë nga reagimet e tifozëve, që i drejtohen futbollistit me fjalët ‘Copë m***’.
Kujtojmë se Vlahovic ka përfunduar në radarët e disa skuadrave të njohura në Premier League, La Liga, që dëshirojnë ta kenë pjesë të ekipit për të arritur objektivat e tyre. /abcnews.al