Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 6 muaj burg Ervis Vladin për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.
Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit. Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.
Kujtojmë se në muajin qershor të vitit 2018, janë sekuestruar në dy makina “Toyota Yaris”, në Portin e Durrësit, 3 milionë e 470 mijë euro.
Katër të arrestuarit në Shqipëri kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.
/abcnews.al/