Kombëtarja kombëtare U-17 është grumbulluar për kualifikueset e “Europianit 2022”. Të grumbulluarit e trajnerit Ervin Bulku janë grumbulluar në kompleksin Tropikal në Durrës që pritet të qëndrojnë edhe këtë javë.
Bulku vlerëson kundërshtarët, dhe shpreson që lojtarë të japin maksimunin në këto ndeshje.
“Mendoj që edhe këtë javë që do jemi këtu të grumbulluar do të bëjmë maksimumin, duke e ditur që I njohim kundërshtarët, sepse kemi informacionin e duhur për të gjithë kundërshtarët. Shpresojmë që djemtë të jenë në formë të mirë dhe të bëjnë më të mirën në ndeshjet që na presin në eliminatoret e Europianit”, shprehet Bulku.
Trajneri i kombëtares U-17 flet edhe për objektivat e skuadrës që kanë në këto eleminatore.
“Është e vërtetë që kemi kundërshtarë të fortë, që janë kundërshtarë si Italia dhe Skocia që kanë marrë gjithmonë pjesë në turin elitë të kësaj grupmoshe, por ne do të bëjmë maksimumin që të arrijmë të paraqitemi sa më mirë dhe pse jo të pretendojmë të marrim sa më shumë pikë dhe të jemi dhe ne në grupin e atyre skuadrave që do të marrin pjesë në Europian”, deklaroi Ervin Bulku.
Me datë 27 kuqezinjtë e U-17 do të zhvillojnë ndeshjen e parë ndaj Italisë. 30 tetor do të sfidojnë Skocinë, ndërsa me 2 nëntor do të përballen me Irlandën e Veriut që është edhe vendi pritës i këtij turneu. /abcnews.al