Jack Grealish mund të thirret si dëshmintar në çeshtjen e përdhunimit të cilin akuzohet Benjamin Mendy.
Mbrojtësi 27-vjeçar momentalisht është i pezulluar nga ekipi i Manchester City derisa të merret vendimi për të.
Para se të ndodhte incidenti në shtëpinë e tij në muajin gusht të kësaj vere, Mendy ishte në pub bashkë me Mahrez dhe Grealish.
Tashmë policia kërkon të marrë në pyetje 26-vjeçarin Grealish si dëshmintar okular dhe pse ky bashkë me Mahrez nuk ndodheshin në shtëpinë e mbrojtësit francez kur ndodhi incidenti.
Ryad Mahrez ka deklaruar se nuk ka qënë prezent dhe që nuk do të merret në pyetje nga policia.
Mendy do të jetë para trupit gjykues në 4 janar të vitit 2022 për akuzën e dhunës seksuale dhe përdhunim , ku situatën e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze të mitur që ishte ë shtëpinë e francezit. /abcnews.al