Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një 54 vjeçar ka vrarë me armë zjarri vajzën 12 vjeç dhe më pas veten.
Mediat e huaja bëjnë me dije se trupat e pajetë janë gjetur në banesën e tyre në zonën Rappersëil-Jona (SG). Sipas autoriteteve dyshimet janë se 54 vjeçari ka vrarë me armë zjarri vetën dhe më pas vajzën e tij 12 vjeçare.
Ndërsa lajmin për këtë ngjarje e ka dhënë një person që nuk kishte lidhje familjare me viktimat. Ndërkohë gruaja dhe fëmija më i madh i çiftit nuk kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë.
Rrethanat e sakta të aktit tani po hetohen nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit St. Gallen, Institutit për Mjekësinë Ligjore dhe shërbimeve të ndryshme të specializuara të policisë së kantonit të St. Gallen./abcnews.al