“Iku koha e Berishës”, Gjekmarkaj: Nëse “Foltorja” zgjedh një kryetar, me Amerikën si do ta zgjidhë!?

schedule18:20 - 18 Tetor, 2021

schedule 18:20 - 18 Tetor, 2021

Gazetari i “ABC” Juxhin Mustafaraj ka zbardhur pjesë nga diskutimet brenda grupit të PD-së që u mblodh mesditën e sotme në selinë blu. Në fokus të diskutimit ishte strategjia e aksionit opozitar në Kuvend me nismat e reja, por nuk u anashkalua edhe debati në lidhje me “Foltoren” e Sali Berishës. Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh se ish-kryeministri është e kaluara, që duhet të ishte larguar me kohë. Ai shtoi se për Berishën ka respekt, por theksoi se tani po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive dhe asgjësuese.

Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi as në ngjarjet e PD. Jo se nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me pështymë sikur ngjisim dy copa letra. Unë gjithë jetën e kam takuar tre herë Sali Berishën, por kam 30 vjet respekt për të. Po, po respekt! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli për Berishizmin! Kemi të bëjmë me një fenomen politik, historik e kulturor.

Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo, jo, Berishizmi si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! Për mua optimale do kishte qenë që Doktor Berisha të largohej në vitin 2013, 2017, 2021 por se ka bërë! Tani ai po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive, dhe asgjësuese.

Ju lutem kolegë nëse mendoni që Lulzim Basha është peng thuajani në sy, nëse ai është, po kaq nëse e konsideroni besëprere apo diçka tjetër. Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi! Shpallja non grata nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka një përqendrim tek problemet PD në këto vite. E vërtetë ka probleme në PD, në cilësi mendimi, mënyrën e të funksionuarit, në gjykimin tim pa pretenduar se jam më i mirë se ju, dhe s’kam hezituar ti them publikisht këto e do ti them gjithmonë.

Por nuk është ky thelbi! Nëse Basha nuk e merrte këtë vendim ku do shkonim? Nëse ikte Basha dhe vinte dikush tjetër si do ta zgjidhte? Nëse Foltorja zgjedh një kryetar, me Amerikën si do ta zgjidhë!? PD kishte një ultimatum që po rrezikonte të zinte nën vete! Nuk jam kundër Sali Berishës por perspektivës që ajo ofron si lëvizje! Unë si them këto për ti bërë qejfin Bashës, aspak di të mbajë qëndrime kritike dhe ndaj tij dhe do ti mbaj, por kjo është e vërteta ime siç e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!