Tregu i fantazisë së Newcastle sapo ka filluar. Klubi britanik është gati të çmendet duke filluar nga sesioni i ardhshëm i transferimit. Nga Haaland tek Brozovic, De Ligt, Chiesa dhe Ramsey, ka shumë emra që ndjekin njëri -tjetrin për të formuar skuadrën që do të vijë nga “Magpies”.
Fletorja e pronarëve të Newscastle tashmë është shumë e dendur, por, sipas asaj që shkruan “The Sun”, nuk mjafton. Aq sa shtuan emrin e Dushan Vlahovic në listën e lojtarëve që priten të arrijnë në majat e futbollit evropian.
Vlahovic, i cili ishte në listën e dëshirave të klubeve si Tottenham dhe PSG në merkaton e verës, bëhet kështu një nga objektivat kryesorë të Newcastle, që do të ishte gati të përballonte një shpenzim prej rreth 60 milionë eurosh për të marrë “xhevahirin” e Fiorentina. Megjithatë Juventus ngelet në pole position për shërbimet e Vlahovic. /abcnews.al