Ndarja e çiftit të njohur Wanda Nara-Icardi mori vëmëndjën e gjithë mendiave që për një moment filloi të harrohej edhe futbolli.
Fansat e çiftit nuk e pritën aspak mirë diçka të tillë por as vetë protagonistët, ku shkak mendohej një tradhëti nga ana e futbollistit argjentinas. Në rrjetet sociale Wanda bëri një postim ku shkruante se, “Ikardi shkatërroi familjen për një K****”. Dhe bëhej fjalë për shoqen e ngushtë saj.
Kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe çifti janë ribashkuar sërish. Menjëherë pas kësaj situate Icardi ka udhëtuar për në Milano për t’u takuar me bashkëshortën e tij, takim që duket se ka rezultuar pizitiv duke marrë parasysh se sulmuesi argjentinas ka postuar një foto në Instagram së bashku më gruan e tij, duke i uruar edhe ditën e mamasë.
Çifti sëbashku kanë edhe 3 fëmijë. Historia mes çiftit duke si një “telenovelë” me fund të lumtur. /abcnews.al