Ekuipazhi rus kthehet në Tokë pasi xhiroi filmin e parë në hapësirë

schedule16:11 - 17 Tetor, 2021

schedule 16:11 - 17 Tetor, 2021

Ekipi rus, i cili qëndroi për 12 ditë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për të xhiruar filmin e parë në hapësirë, u kthye në Tokë këtë mëngjes. Anija kozmike Soyuz MS-18, në të cilin ndodheshin Yulia Peresild, Klim Sipenko dhe kozmonauti Oleg Nowitzki, zbarkoi në Kazakistan herët këtë të dielë.

Yulia Peresild ndihmohet nga kapsula Soyuz pasi u kthye nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar të Dielën.

Kineastët udhëtuan drejt hapësirës në fillim të këtij muaji, për të xhiruar disa skena për filmin “The Challenge”. Filmi flet për një kirurg i cili shkon në ISS me një mision për të shpëtuar jetën e një kozmonauti.

Yulia Peresild, e majta, regjisori i filmit Klim Shipenko, qendra dhe kozmonauti Anton Shkaplerov flasin në bordin e ISS.

Nëse projekti shkon siç duhet, ekuipazhi rus do të mposhtë Tom Cruise, i cili në bashkëpunim me NASA-n ka për qëllim të udhëtojë drejt hapësirës për të xhiruar një film. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!