Kapet nga policia greke në Kakavijë shqiptari i shpallur në kërkim

schedule13:21 - 17 Tetor, 2021

schedule 13:21 - 17 Tetor, 2021

Një shqiptar u arrestua mbrëmjen e së premtes në Delvinaki, Janinë nga punonjësit e policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë. Ai po kërkonte një mënyrë për t’u kthyer në vendlindje teksa ishte në kërkim.

Shqiptari u kontrollua dhe u konstatua i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me një vit burg për dhunë në familje dhe ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare. Kështu, ai u dërgua në qeli dhe është në pritje të procesit për ekstradimin e tij në Shqipëri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!