Milan ka arritur të fitojë ndeshjen kundër Veronës në kampionat me rezultatin 3-2. Një rezultat që i jep fitoren e 7-të në 8 ndeshje të luajtuara deri më tani në Seria A. Barazimin e vetëm që skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka është kundër Juventusit.
Gjithçka ishte në favorin e Milan, i cili vazhdon të “korrë” fitore, duke rritur ndjeshëm statistikat e ekipit në këtë sezon. Një fillim i mirë për Milan, që me fitoren ndaj Veronës shkon në kuotën e 22 pikëv, pas 8 ndeshjesh, përkohësisht mban vendin e pare në pritje të ndeshjes që Napoli luan me Torinin.
Milan ka arritur të shënojë 18 gola dhe të pranojë vetëm 7, duke rezultuar një nga skuadrët me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Vetëm Inter ka arritur të shënojë më shumë gola se “Kuq e zinjtë” 23, ndërsa mbrojtjen më të mirë e ka Napoli me 3 gola të pësuar. /abcnews.al