Kur po i afrohemi çdo dite e më shumë natës finale të ndarjes së çmimit të “Topit të Artë”, po dëgjojmë mendime të ndryshme se kush mund të jetë fituesi. Gara është bërë e fortë me futbollistët pjesmarrës që duan ta rrëmbejnë këtë çmim individual.
Ish-sulmuesi, Antonio Cassano ka dhënë opinionin e tij se kush duhet të jetë fituesi i “Topit të Artë” këtë vit.
“Topi i Artë? Nëse e fiton Messi nuk është asgjë gabim, por unë mendoj se duhet të shkojmë në Mynih dhe t’ia dorëzojmë Lewandowski-t për atë që ka bërë gjatë këtij viti”, tregoi Cassano.
Ish sulmuesi nuk nguroi të zgjedhe edhe 3 sulmuesit më të mirë, ku nuk harroi të thoshte edhe emrin e tij.
“Unë, Benzema dhe Suarez kemi qenë numrat 9 më të mirë këto vitet e fundit”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /abcnews.al