Pasi e blenë Newscastle, pronarët arab nuk po arrijnë dot të gjejnë një trajner të ri që të udhëheqë ekipin.
Edhe pse tanimë skuadra angleze është bërë ekipi më I pasur në botë, përsëri duket sikur paratë nuk po tundojnë trajnerët të pranojnë ofertën e klubit.
Sipas mediave angleze, Newscastle u ka bërë ofertë 3 trajnerëve të njohur, të cilët kanë refuzuar të marrin drejtimin e skuadrës.
Trajneri I parë që ka refuzuar pronarët arabë është Brendan Rodgers, i cili nuk ka pranuar të largohet nga Leicesteri për ta marrë postin e trajnerit te Newcastle, duke shpresuar që sezonin e ardhshëm të marrë drejtimin e Manchester City-t.
Në listën e dëshirave ishtë edhe tranjeri italian Antonio Conte, por përsëri italiani ka refuzuar një ofertë të ardhur në drejtim të tij pasi dëshiron një klub më të madh ku mundësia për të fituar trofe më shpejt është e lartë.
Trajneri i tretë që ka refuzuar të ulet në stolin e Newscastle është legjenda franceze Zinedine Zidane, duke u shprehur se nuk është gati të drejtojë skuadrën angleze.
Më në fund për drejtuesit e Newscastle ka dritë në fund të “tunelit”, sepse Frank Lampard duke se është shumë afër stolit të ekipit anglez dhe shikohet si favoriti kryesorë të marrë në dorë timonin e kësaj skuadre. /abcnews.al