Në Rusi është shënuar një tjetër rekord viktimash nga Covid. Autoritetet e shëndetësisë kanë njoftuar sot 999 vdekje, shifër e lartë kjo krahasuar me një ditë më parë, 985.
Sot janë konfirmuar 32 196 raste të reja, shifër kjo gjithashtu rekord sa i takon infeksioneve.
Në Moskë, 6,631 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, krahasuar me 6,712 një ditë më parë dhe 70 vdekje. Kremlini ia atribuon rritjen e rasteve në Rusi shkallës së ulët të vaksinimit. g.v/abcnews.al