Në familjen Berisha sot është një ditë feste, pasi ish-kryeministri feston 77-vjetorin mes shumë mesazhesh dhe urimesh.
Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në Facebook se ka uruar përzemërsisht ish-aleatin e tij në vitet 2009-2013.

“Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë” shkruan Meta./ Abcnews.al

