Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha “uron” Berishën për ditëlindje: Fundi i njëjtë për këdo që vendos para interesat personale

schedule10:59 - 15 Tetor, 2021

schedule 10:59 - 15 Tetor, 2021

Kreu i PD Lulzim Basha ka ndarë një pjesë nga fjala e tij dje në Kuvend që duket si një mesazh për ish kryeministrin Sali Berisha në 77 vjetorin e lindjes.  Fundi i njëjtë për këdo që vë para interesat personale, thuhet në mesazhin e Bashës, i cili ka nënvizuar se PD ka vendosur të ecë përpara, drejt ndryshimit.

Bën mirë që i ndiqe ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso por shikoje deri në fund por as ty dhe askënd tjetër që ka bërë hesap të vendosë interesat personale mbi ato të shqiptarëve nuk i pret një fund i  ndryshëm nga i që rrezikon çdo komb që ka vendosur të ecë para. PD ka vendosur të ecë përpara të udhëheqë drejt ndryshimit që meritojnë shqiptarët dhe kjo mund te bëhet duke mobilizuar gjithë shqiptarët që të heqim shkulim çmontojmë pengesën 8 vjeçare që je ti (këto fjalë Basha i tha në Kuvend gjatë debatit me Ramën)”, thotë Basha.

Kjo video e Bashës vjen pas mesazhit të Berishës i cili këtë të premte shkruajti se kjo ditëlindje e gjen më të motivuar se kurrë për misionin e tij të cilin e quan vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri.

Lexo edhe: Sa vjeç mbush doktori? Berisha feston ditëlindjen: Jam i motivuar për misionin e ri

Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditëlindje me gjen: Me te motivuar se kurrë ne mbrojtjen e te vërtetave qe unë besoj dhe në një mision te ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë ne Shqipëri”, shkruajti Berisha.

Akuzat dhe replikat e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha kanë dominuar seancën plenare ditën e djeshme ku “mollë sherri” ka qenë Sali Berisha. be.k/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!