NASA po përgatitet të nisë misionin Lucy të shtunën për një udhëtim që mund të hedhë dritë mbi origjinën planetare dhe formimin e sistemit diellor. NASA synon të eksplorojë për herë të parë asteroidët e njohur si trojan pranë Jupiterit.
Mendohet se ata kanë ardhur nga i gjithë sistemi diellor dhe ruajnë kushtet e 4.6 miliarda vjetëve më parë kur Toka dhe planetët e tjerë po formoheshin. Gjatë udhëtimit 12-vjeçar, anija kozmike do të kalojë 8 asteroidë për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë se si sistemi ynë diellor u bë siç është sot.
“Ne kemi mësuar se trojanët nuk kanë lidhje me Jupiterin dhe hënat e tij, përveç se ata u kapën nga graviteti i Jupiterit. Pra, qëllimi është të përpiqet të kuptojë se si dhe nga erdhën trojanët.” tha Keith Noll, shkencëtari i projektit NASA Lucy. /abcnews.al