Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erdhi nga Londra me 10 mijë paund në çantë

schedule09:28 - 15 Tetor, 2021

schedule 09:28 - 15 Tetor, 2021

Policia kufitare në Rinas ka zbuluar dhe goditur një tjetër rast të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Shuma e sekuestruar është 10.200 paund. Shuma i është sekuestruar një 36-vjeçareje me inicialet N. M, banuese në Londër, që po kthehej në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës u gjet shuma, e cila u sekuestrua.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!